Kini Kujdes! Beni Logout perpara se te dilni.
Drejtoria e Financës ka si detyrë parësore hartimin e planit të buxhetit dhe politikave financiare për çdo program, aktivitet e ndermarje, planifikimi të shpenzimeve, analizën ekonomiko- financiare e realizimit të buxhetit te Këshillit të Qarkut , planifikim të ardhurash dhe kontributeve financiare të komunave dhe bashkive. Përveç menaxhimit financiar të të gjitha zërave të buxhetit. Drejtoria e Financës sheh dhe mundësi të reja për shtimin e burimit të të ardhurave Përgatitja e materialit të planit të buxhetit të Këshillit te Qarkut realizohet nga specialistë të kësaj drejtorie.Realizimi i investimeve është një tjetër prioritet i kësaj drejtorie duke bërë dhe kontrollin e kontabilitetit dhe nxjerrjen e llogarive , në të njëjtën kohë ndjek ecurinë e proçesit të privatizimit të ndërmarjeve dhe objekteve ne varësi të Këshillit të Qarkut si dhe merr pjesë në programet e trajnimit të Këshillit të Qarkut me njësitë vendore të nivelit te parë.Inventarizimi fizik në mënyrë periodike sipas vendimeve përkatëse dhe rregjistrimi i të gjitha ndryshimeve te mundshme sipas rregullave është një tjetër detyrë e Drejtorisë së Financës duke përfshirë këtu dhe hartimin e inventareve kontabël për mjetet kryesore dhe materialet për efekt të mbylljes së bilancit financiar ne fund të periudhës vjetore.
Liljana PLEQI