Lexoni Buletinin Online

Faqja Zyrtare
Tel: 43230
Projekti i Menaxhimit te
Mbetjeve Urbane -  SIDA

Kerkoni ketu
Linke te  huaja
Hyni ne Hotmail
Hyni ne Yahoo
Kerkoni ne Google
Parashikmi i Motit ne Korce
Linke ne Korce
KorcaJone.net



Kerkoni ne Google Earth
Mund te dergoni e-mail ketu per tu perfshire ne kete liste, ose telefononi ne 43230
Korca nga Sateliti
Shiko Korcen ne Google Earth
Web Mail  (@korcaregion.com)
Lexo e-mail
Kini Kujdes! Beni Logout perpara se te dilni.
Numri i Visitorve (Web Statistics)
Duke filluar nga data: 28.02.08
vizitore
Drejtoria e Investimeve dhe Sherbimeve
Kjo drejtori përcakton përparësitë në bazë të  analizës dhe përpunimit të të dhënave  lidhur me investimet publike sipas kërkesave të paraqitura nga Njësitë e Qeverisjes Vendore dhe bashkëpunon me to për përgatitjen e dokumentacionit të kërkuar në përputhje me ligjin "Për Prokurimet Publike",ligjin " Për Urbanistikën" e Akteve te tjera nënligjore .Në  bashkëpunim me Drejtoritë e Rrugëve Rurale përgatit informacione dhe materiale te tjera per t'i paraqitur në Këshillin e Qarkut, në Kryesinë e tij lidhur me administrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve rurale.Pranë kësaj drejtorie  bëhet grumbullimi dhe përpunimi i të dhënave përsa i përket planifikimit të zhvillimit rajonal  dhe hartimit të projekteve prej të cilave përfitues është Këshilli  i Qarkut.Të dhëna të tjera që mblidhen inkuadrohen sipas elementëve të mëposhtëm:popullsia dhe nr i familjeve sipas Komunave dhe Bashkive, punësimi dhe papunësia,tregu i punës, mjedisi , burimet natyrore dhe zhvillimi i qëndrueshëm i aktiviteteve subvencionuese,strukturat bujqesore dhe blegtorale, ekonomia rurale jo-bujqesore, migrimi dhe remitancat,ndikimi i tyre ne ekonomine rajonale,varfëria dhe shërbimet komunare në zonën rurale dhe urbane, shërbimet komunare në zonën rurale e urbane, industria e lehte dhe ushqimore (produktet,perpunimi dhe konservimi i tyre) infrastruktura rrugore,energjitike dhe telefonike, biznesi dhe drejtimet kryesore të zhvillimit te tij, turizmi dhe mbështetja e këtij sektori si prioritar në zhvillimin social-ekonomik në rajon, arsimi dhe infrastruktura ne sistemin arsimor në rajonin e Korçës, shërbimet publike në Njësitë e Qeverisjes Vendore, niveli i kualifikimit të punonjësve të administratës publike në rajonin e Korçës.Drejtime të tjera të kësaj drejtorie janë përcaktuar çështjet sociale dhe evidentimi i tyre, aplikimi i teknologjive te reja ne institucionet shteterore, evidentimi i situatës social-ekonomike në rajon, evidentimi i hapësirave sektoriale per investim dhe suvencionim.
Roland ZEGULLAJ
roland.zegullaj@korcaregion.com
Copyright               . Te gjitha te drejtat te rezervuara.
Ver. 1.0 - 2008
Designed By J.D | About