Kini Kujdes! Beni Logout perpara se te dilni.
Ne dt 18 Tetor 2007 Keshilli i Qarkut Korce organizoi takimin e koordinimit te organizatave, fondacioneve e projekteve financuar nga donatore te huaj ne rajon.
Qellimi i takimit ishte qe nepermjet shkembimit te informacionit te krijohen mundesi per bashkepunim midis tyre dhe pushtetit lokal dhe te evitohen rastet e mbivendosjes se aktivitetit te tyre.
Ne takim moren pjese :
Nga pjesmarresit u ngriten keto probleme:
" Aurel Grabocka ARZH theksoi qe e ndiejme qe duhet te kete kordinim,informacion dhe transparence dhe kete rol e kryen qarku. Gjithashtu takimet te jene me te shpeshta.
" Ilia Dishnica Dorcas Albania shtroi si domosdoshmeri qe donatoret ne rajon te bejne takime me organizatat vendore dhe te kene informacion mbi aktivitetin e tyre.Gjithashtu keto takime koordinative duhet te kene ecuri te dihet cfare eshte bere pas tyre.
" Mangalina Cane *Nehemia*Pogradec pershendeti takimin dhe propozoi hartimin e marreveshjeve midis pushtetit vendor dhe organizatave brenda hapesires ligjore.
" Afroviti Gusho *Une gruaja* Pogradec theksoi domosdoshmerine e nje database per veprimtarine e cdo organizate qe vepron ne rajonin e Korces.
Gjithe pjesmarresit e vleresuan nismen e Keshillit te Qarkut por theksuan qe takimet te behen me te shpeshte dhe me pjesmarrje me te madhe duke u vleresuar nga te gjithe si domosdoshmeri koordinimi dhe informacioni.
Bashkepunimi do te realizohet nepermjet mbajtjes se kontakteve ne menyre periodike me personat pergjegjes ne Keshillin e Qarkut. Gjithe informacioni i vene ne dispozicion do te publikohet ne web site www.korcaregion.com.
Keshilli i Qarkut do te organizoje takime periodike te vlefshme jo vetem per punen e vet por edhe per organizatat qe veprojne ne Qarkun e Korces.