Mbledhja e pare e Keshillit te Qarkut 30 Dhjetor 2015



Me kërkesën e Kryetares së Këshillit të Qarkut Znj Ana Verushi është mbledhur sot ne daten 30 Janar Këshilli i Qarkut Korcë per miratimin e buxhetit te vitit 2016. Hartimi i buxhetit  te vitit 2016  ka patur ne fokus ndryshimet që kanë pësuar funksionet e Këshillit të Qarkut pas fillimit të zbatimit të reformës territoriale. Planifikimi I cdo zëri të buxhetit është bërë për të qënë sa më eficent dhe më I realizueshëm. Rendit i ditës trajtoi materialet e meposhtme :
  •      Miratimi I strukturës organizative dhe klasifikimi I nivelit të pagave të punonjësve të administratës së Këshillit të Qarkut.
  •     Miratimi i buxhetit te vitit 2016
  •      Mbyllja e Ndërmarjeve të Rrugëve rurale në varësi të Këshillit të Qarkut dhe transferimin e aseteve të luajtshme dhe të paluejtshme dhe aktiveve të trupëzuara dhe të patrupëzuara në Bashkite e Qarkut.
  •    Miratimi I kontributit financiar të Bashkive për Këshillin  e Qarkut për vitin 2016
Gjithashtu u trajtuan materiale qe lidhen me transferimin e mjeteve në iventar të Këshillit të Qarkut, transportin e linjave rrethqytetese te udhetareve, nxenesve dhe mesuesve si dhe aktivitete te grupeve folklorike te Qarkut.