Këshilli i Qarkut




Këshilli i qarkut
Këshilli i qarkut ushtron këto kompetenca dhe detyra:
-    a) Miraton statusin e qarkut, si dhe rregulloren e brendshme të funksionimit të tij
-    b) Vendos për nivelin e ndihmesave financiare të detyrueshme të çdo komune dhe bashkie përbërëse në buxhetin e qarkut
-    c) Zgjedh dhe shkarkon nga anëtarët e këshillit, kryetarin, zëvendëskryetarin dhe anëtarët e kryesisë
-    ç) Emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit të qarkut
-    d) Miraton strukturën organizative dhe rregulloret bazë të administratës së qarkut, të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të qarkut, si dhe numrin e personelit të tyre,kërkesat për kualifikim, pagat dhe mënyrat e shpërblimit të punonjësve dhe të personave të tjerë të zgjedhur ose të emëruar në përputhje me legjislacionin në fuqi
-    dh) Miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose është bashkëthemelues
-    e) Miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij
-    ë) Miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve
-    f) Organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm
-    g) Vendos për taksat e tarifat në kompetencë të qarkut, si dhe për nivelin e tyre
-    gj) Vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve
-    h) Vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të qeverisjes vendore, përfshi subjektin e kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë
-    i) Emëron dhe shkarkon drejtuesit e ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi të tij
-    j) Vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet
-    k) Vendos për vërtetimin dhe heqjen e mandatit të këshilltarit të qarkut
-    l) Miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen dhe garantimin e interesit publik në nivel qarku
-    ll) Vendos për simbolet e qarkut
-    m) Jep tituj nderi dhe stimuj
-    n) Vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara në bazë dhe në zbatim të ligjit me të cilin bëhet ky delegim në qark
-    nj) Miraton ose shfuqizon vendimet e kryesisë së qarkut