Këshilli i Qarkut Korcë kërkon të punësojë një Ekspert të Jashtëm per 6 muaj për zbatimin e projektit INACT



Këshilli i Qarkut Korcë kërkon të punësojë një Ekspert të Jashtëm per 6 muaj për zbatimin e projektit INACT "Një qasje e integruar për të promovuar dhe zhvilluar biznesin ndërkufitar"që ka fituar në kuadër të "Programit Greqi - Shqipëri IPA Ndërkufitar 2007-2013. Kualifikimi - Diplome universitare në çdo disipline si psh: ekonomik, inxhinieri ose shkenca sociale apo ndonjë nga shkencat e tjera të ngjashme te aplikuara - Diplomë Master në çdo disiplinë si psh: ekonomik, inxhinieri ose shkenca sociale apo ndonjë nga shkencat e tjera të ngjashme të aplikuara. (Avantazh i madh do të jetë në qoftë se specializim ekziston në Zhvillimin e Qëndrueshëm ose Zhvillimin Rajonal). Aplikantët duhet te kene: - Përvojë në zbatimin dhe koordinimin e projekteve nderkufitare - Përvojë në zbatimin e projekteve të zhvillimit kombëtar - Përvoja të mëparshme me agjensitë kombëtare ose ndërkombëtare të zhvillimit (do të ishte një avantazh i madh) - Përvoja në planifikimin dhe menaxhimin e Programit Operativ te Integruar (boshti prioritar, masat, ndërhyrje, kohë planifikimin, rezultatet, ndikimi, treguesit rezultatet) - Pervoje ne projektet e bashkepunimit territorial - Eksperienca e mëparshme në kodifikimin, klasifikimi, kategorizimin e të dhënave të projekteve të zhvillimit, do të jetë një avantazh i madh) - Përvoja në Planet Lokale të Zhvillimit të Qëndrueshëm Kërkesat të tjera: - Te kete aftësi të avancuar IT - Te kete aftësi për të punuar në mënyrë efektive. - Te kete aftësitë e komunikimit dhe te bashkëpunimit; - Të ketë aftësi të shkëlqyera analitike; - Te kete aftesi per te punuar ne Ekip Kërkesat e gjuhës - Rrjedhshmëri në të folur në lexim dhe shkrim anglisht. Detyrat e Ekspertit të Jashtëm do të jenë: Ekspert i jashtëm do të punojë me ekipin shkencor të projektit INACT në Këshillin e Qarkut të Korçës në drejtim të arritjes së qëllimeve të WP3, Aktivitetin 3.1. Më konkretisht, qëllimi i këtij veprimi është që të ndërtojë një bazë të dhënash të planeve ekzistuese të zhvillimit dhe / ose projekt propozimeve të zhvillimit, të cilat janë paraqitur gjatë dhjetë viteve të fundit nga autoritetet e ndryshme për financim, por nuk janë të financuara për zbatim; me fjalë të tjera, ata nuk kanë qenë të suksesshme. Informacioni, Baza e të dhënave të dhëna do të mblidhen nga autoritetet rajonale të territorit ku zbatohet projekti INACT (Territorit Shqiptar) si autoritetet rajonale, komunat dhe agjencitë zhvillimore. Baza e të dhënave do të përfshijë informacion të tillë si: titujt e projekteve, akset prioritare, masat, një përshkrim të shkurtër të çdo projekti, informacion mbi përfituesit e projekteve, vendndodhjen, buxhetin, kojezgjatja, rezultatet, impakti i projekteve, treguesit dhe rezultatet e pritshme te projekteve Kjo bazë të dhënash do ti ofrojë Këshillit të Qarkut të Korçës te dhëna dhe tregues per fushën e zhvillimit territorial. Baza e të dhënave do të kontribuojë në kuptimin më të mirë të strukturave territoriale dhe nevojave në lidhje me zhvillimin rajonal dhe lokal. Projektet do të vlerësohen nga ekipi i Këshilli të Qarkut te Korçës dhe prioritet do të kenë projektet që potencialisht mund të ofrojnë zhvillimin në kontekstin e zhvillimit te biznesit nderkufitar. Informacionet që do të rrjedhin nga kjo bazë të dhënash do të shërbejë si një mjet i dobishëm për identifikimin e nevojave të territoreve, dhe informacioni i dhënë do të përdoret nga ekipi Këshilli i Qarkut të Korçës për të zhvilluar një plan të ri strategjik për zhvillimin e biznesit nderkufitar. Kontaktet - Personat e interesuar mund të paraqiten me cv e tyre në zyren e projektit INACT pranë Këshillit të Qarkut Korcë ose të dërgojnë e-mail tek Menaxheri i Projektit Vasiona Koco. vasionakoco@gmail.com Intervista - Të gjithë aplikantët do të intervistohen në datën 30/04/2015 nga anëtarët e komisionit të Këshillit të Qarkut të Korçës dhe përzgjedhja e Ekspertit të Jashtëm do shpallet në datën 30/04/2015. Ju Faleminderit