NJOFTIM



Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Korçë njofton se: Afati për përgatitjen e dokumentacionit të kërkuar është 2 ( dy ) ditë pune nga depozitimi i kërkesës. Të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë dokumentacion pranë DAMT-së duhet të paraqesin:
  • Vërtetim për marjen ose jo në pronësi të tokës bujqësore të familjes së kërkuesit, në bazë të ligjit 7501 datë 19.07.1991. a) Certifikatë të gjendjes familjare të të interesuarit të datës 1.08.1991 për ish kooperativat bujqësore b) Certifikatë të gjendjes familjare të tij datë 1.10.1992 për ish- NB-të.
  • Fotokopje dokumenti për pronat e vjetra (vitet 1945,1947,1950 etj)
    • Të dhëna të hollësishme për pronarin
    • Të dhëna për vitin
    • Të dhëna për fshatin/qytetin ku ka banuar personi
  • Fotokopje fragment hartë      
    • Plan-vendosja e pasurisë (hartë treguese ose plan rilevimi)
  • Vërtetim për pronat e vjetra (vitet 1945.1947,1950 etj)
    • Të dhëna të sakta për ish- pronarin
    • Të dhëna të sakta për vitin
    • Të dhëna të sakta për fshatin/qytetin ku ndodhet prona
  • Vërtetim për klasifikimin e tokës bujqësore sipas të dhënave në tabelat e bonitetit. a) Plan - vendosja e pasurisë
  • Vërtetime negative jepen në rastet kur nga kërkimet e bëra në arkiv rezulton se nuk disponohen të dhëna që kërkohen nga i interesuari. Të gjitha shërbimet e mësipërme bëhen kundrejt pagesave sipas tarifave të përcaktuara me Urdhrin e Ministrit Të Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit nr 183 datë 26.05.2011, " Për tarifat e shërbimeve që do të kryhen nga DAMT - të në Qark" dhe vendimit nr 237 datë 30.03.2011 të Këshillit të Qarkut Korçë. Për çdo informacion mund të vizitoni faqen zyrtare të Këshillit të Qarkut Korçë dhe të kontaktoni me Drejtorine e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës nëpërmjet numrit të telefonit dhe e-mailit. Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokë
Këshilli I Qarkut Korçë