LAJMERIM



Drejtuar: Të gjitha Njësive të Qeverisjes Vendore: Institucioni i Prefektit të Qarkut Korçë nisur nga udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës" Mbi kufizimet në qarkullimin e mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave i kërkon njësive vendore zbatimin e tij. UDHËZIM MBI KUFIZIMET NË QARKULLIMIN E MJETEVE TË RËNDA PËR TRANSPORTIN RRUGOR TË MALLRAVE Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 6, të ligjit nr 8378, datë 27.07.1998 " Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, nenit 5, të VKM Nr.153, datë 07.04.2000, " Rregullorja për zbatimin e Kodit Rrugor", i ndryshuar, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës dhe Ministri i Punëve të Brendshme Udhëzon: Sezoni turistik veror perfshin periudhën nga data 15 Maj - 30 Shtator të vitit. Kufizimet e qarkullimit vendosen në rrugët jashtë qëndrave të banuara për: a) Ditët festive b) Ditë të tjera të veçanta që u shtohen ditëve festive c) ditë të tjera që mund të paraprijnë ose të pasojnë ditët e treguara në shkronjat " a"dhe "b" ç) ngjarje apo gara sportive, kur kryhet në rrugë dhe d) Ditët festive e) Ditë të tjera të veçanta që u shtohen ditëve festive f) ditë të tjera që mund të paraprijnë ose të pasojnë ditët e treguara në shkronjat " a"dhe "b" ç) ngjarje apo gara sportive, kur kryhet në rrugë dhe g) Ditët festive h) Ditë të tjera të veçanta që u shtohen ditëve festive i) çdo ngjarje tjetër e cila ndikon në rrjedhshmërinë e qarkullimit dhe në kushtet e sigurisë rrugore në segmentet e listuara në aneksin 1 gjatë ditëve dhe orëve , sipas këtij udhëzimi, përveç atyre që shikohen në pikën 5, të nenit 5, të VKM nr 153, datë 07.04.2000. Neni 3 Kufizime për mjetet e mallrave 1 Ndalohet qarkullimi në rrugët publike të parashikuara në aneksin 2, të këtij udhëzimi, i mjeteve ose kombinimit të mjeteve: a) Për transportin e mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7.500 kg do të jetë i kufizuar dhe do të lejohet në oraret e përcaktuara më poshtë: b) Me ngarkesë të pandashme me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m, (transportet me mjete jashtë norme ose transportet në kushte jonormale). c) Rrugore apo bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë d) Bujqësore dhe teknologjike që kalojnë përmasat kufitare sipas nenit 61 të Kodit Rrugor dh) Për kursantët e autoshkollave mësimore 2 Zbatimi i kufizimit 2.1 Fundjava për sezonin turistik Kufizimi mjeteve të përcaktuara në pikën 2 do të bëhet për ditët e fundjavës të periudhës nga 15 Maj - 30 Shtator . Kufizimet për ditët e fundjavës fillojnë nga ora 09:00 - 14:00 të ditës së shtunë. Për ditën e diel, kufizimi fillon nga ora 12:00- 24:00 2.2 Ditët festive Ditët e festave zyrtare dhe datat e caktuara për sezonin turistik, Për ditët festive zyrtare, të parashikuara në ligjin nr. 7651, datë 21.12.1992 " Për festat zyrtare", i ndryshuar si dhe datat e caktuara në orare të ndryshme, oraret e kufizimit të qarkullimit janë nga ora 14:00 e ditës para festës ose ditë para datës së caktuar deri në orën 24:00 dhe nga ora 12 e ditës së festës ose datës së caktuar deri në orën 24:00 të po asaj dite. 2.3 Përkimi i ditëve të fundjavës me datat e caktuara dhe/ose me ditët festive Në rast se ditët e fundjavës përkojnë me ditët festive dhe/ ose me datat e caktuara të sezonit turistik , kufizimi fillon në orën 14:00 të një dite më parë se dita e diel/festës/datës së caktuar dhe vazhdon deri në orën 02:00 të ditës së hënë/ që vjen pas festës/datës së caktuar. 2.5 Kufizimet e qarkullimit kur ka më shumë se një ditë feste kombëtare Në rastin kur ka më shumë se një ditë feste kombëtare, dhe kur këto ditë janë njëra pas tjetrës , psh rasti i festave të 28 - 29 Nëntorit, kufizimet fillojnë nga ora 14:00 e ditës së prag festës dhe vijojnë deri në orën 24:00 të po asaj ditë. Në ditën e parë të festës kufizimet fillojnë në orën 12:00 dhe vijojnë deri në orën 24:00 të po asaj dite. Në ditën e dytë të festës, kufizimet fillojnë në orën 12:00 dhe vijojnë deri në orën 02:00 të ditës që vijon pas ditës së dytë të festës. Gjatë periudhës së ndalimit , mjetet e rregjistruara në Shqipëri, për të cilat zbatohet ky udhëzim lejohen të hyjnë në Shqipëri përmes pikave kufitare të shprehura në aneksin 1, dhe duhet të shkojnë në zyrën doganore më të afërt apo parkojnë në terminale nëse sheshi i doganës nuk ka vend për parkim. Neni 3 1 Përjashtohen nga ndalimi i parashikuar në këtë udhëzim mjetet e mëposhtme: a) Automjetet e shoqërimit b) Automjetet e forcave të armatosura c) Automjete për mirëmbajtjen e rrugëve, instalimet elektrike dhe mjete të ngjashme dhe mjetet për shpërndarjen e postës dhe gazeta ç) Mjete që i përkasin radio dhe televizion d) Cisternave që transportojnë ujë të pijshëm dh) Mjetet që transportojnë material ose paisje për përdorim në situatë të jashtëzakonshme e) Kamionë dhe tërheqës me gjysëm rimorkio që janë të destinuara për mirëmbajtjen e rrugëve ë) Kamionë dhe që transportojnë ushqime që prishen, të tilla si mish i freskët, qumësht të papërpunuar dhe produkteve të qumështit të freskët, peshk të freskët dhe prodhimeve të detit, fruta dhe perime që prishen. f) Kamionë që transportojnë shpendë dhe bagëti të gjallë. 2 Automjetet e tjera lejohen vetëm në rastet kur për shkak të kohës dhe rrethanave, në veçanti transporti është i justifikuar apo i domosdoshëm për arsye të sigurisë, ose për shkak se vonesat mund të sjellin dëme të konsiderueshme. Neni 4 Ky udhezim zbatohet për pjesën e mbetur të sezonit turistik 2014. ANEKSI 1 PIKAT KUFITARE I Pikat e kalimit të kufirit me Malin e Zi 1 Hani i Hotit 2 Muriqan II Pikat e kalimit të kufirit me Maqedoninë: 1 Qafë Thana 2 Bllata 3 Gorricë III Pikat e kalimit të kufirit me Kosovën 1 Qafë Morina 2 Morina IV Pikat e kalimit të kufirit me Greqinë 1 Kapshticë 2 Tre Urat 3 Kakavijë 4 Qafë botë Aneksi 2 Segmentet rrugore për të cilat do të kryhet ky udhëzim Segmenti rrugor PK e Murriqanit ( pika kufitare me Malin e Zi) - Shkodër, PK Hani I Hotit - Shkodër; Shkodër ( pika kufitare me Malin e Zi) - Plazhi i Zogajt, Shkodër - Plazhi i Shirokës; Shkodër - Velipojë Segmenti Shkodër - Lezhë; Lezhë - Shëngjin; Lezhë - Patok Durrës - Tiranë Durrës - Gjiri i Lalzit; Durrës - Currila Segmenti Durrës - Kavajë Kavajë - Plazhi i Gjeneralit; Kavajë- Spille Kavajë - Kthesa e Divjakës - Lushnjë Lushnjë - Fier; Fier - Seman Fier - Plazhet e Poros dhe Zvërnecit - Vlorë Segmenti Vlorë - Palas - Dhërmi - Vuno - Himarë Qeparo - Borshit - Bunecit - Sarandë. PK Qaf Botë - Sarandë ( pika kufitare me Greqinë0. Sarandë - Butrint Segmenti Qaf Thanë - Lin - Pogradec - Tushemisht (pika kufitare me Maqedoninë). Segmenti Tepelenë - Gjirokastër - Kakavijë (pika kufitare me Greqinë). PK Morinë (pika kufitare me Kosovën ) - Kukës - Kryqëzimi iMilotit - Durrës. PK Morinit ( pika kufitare me Kosovën) - B. Curri. Segmentet për ditën e festës fetare lokale Laç - Shën Ndou Durrës - Shën Vlash Berat - Mali i Tomorrit