Përfundon procesi i identifikimit të tokave bujqësore të pandara

toke bujqesore



Në qarkun e Korçës identifikohen 13005 tokë bujqësore të pandara. Sipas informacionit të marrë nga drejtoresha e Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokës pranë Këshillit të Qarkut , qarku i Korçës disponon sipërfaqen më të madhe të tokave bujqësore të pandara, në krahasim me qarqet e tjera të Shqipërisë. Në zbatim të VKM- së me nr 72 datë 12.02.2014 " Për identifikimin e sipërfaqes së tokës prej 25000 ha, në pronësi shtetërore, dhënë në përdorim të njësive vendore , e cila do të kalojë në fondin e kompesimit fizik, në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave", është kryer puna nga njësitë vendore dhe Këshilli i Qarkut në një periudhë kohore prej 1 muaj e gjysëm për dorëzimin e dokumentacionit pranë Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave. Njësitë vendore dhe D.A.M.T hodhën të dhënat në mënyrë elektronike duke bërë evidentimin e çdo parcele me sipërfaqet përkatëse . U hartuan të gjitha tabelat përmbledhëse të çdo fshati, komune, rrethi , qarku dhe ngastrat e paraqitura në formatin elektronik u shoqëruan me hartën përkatëse 1:5000 dhe 1:2500. Të ndara sipas rretheve në qarkun e Korçës u identifikuan : rrethi Korçë 5578.71 ha, rrethi Pogradec 3832.61 ha, rrethi Kolonjë 1558.22 ha dhe rrethi Devoll 2035.47 ha. Përfundimi i procesit të identifikimit të tokave bujqësore të pandara do të ndihmojë, që jo vetëm strukturat shtetërore duke nisur nga njësitë vendore, të kenë në arkivin e tyre të dhëna të sakta për tokat bujqësore por të shërbejnë dhe si një element mbështetës për mbarëvajtjen e procesit të kthimit dhe kompesimit të pronave.