Mbledhja e Keshillit te Qarkut Korçe

Mbledhje e KQ



Në fundin e muajit Gusht është zhvilluar mbledhja e Këshillit të Qarkut Korcë me rendin e ditës. 1 - Shkarkimi i Sekretarit të Këshillit të Qarkut dhe emërimi i Sekretarit të ri të Këshillit të Qarkut 2- Shkarkimi i Kryesisë së Këshillit të Qarkut dhe zgjedhja e Kryesisë së re të Këshillit të Qarkut 3- Shkarkimi i Drejtorëve të Ndërrmarrjeve të Rrugëve Rurale Korçë dhe Pogradec dhe emërimi i Drejtorëve të rinj I - Drejtoria e Financës 1- P/V "Për Ristrukturimin e Drejtorive dhe Inspektoriateve të Këshillit të Qarkut" 2- P/V "Për miratimin e strukturës dhe nivelit të pagave të administratës së Këshillit të Qarkut" 3- P/V "Mbi miratimin e buxhetit të Këshillit të Qarkut për vitin 2014" 4- P/V "Mbi miratimin e kontributit financiar të Bashkive dhe Komunave për Këshillin e Qarkut për vitin 2014" 5- P/V "Mbi miratimin e rezultateve të inventarizimit dhe vlerësimit të kapitalit të Këshillit të Qarkut për Prill2012-2013" 6- P/V " Mbi përdorimin e fondit rezervë të Këshillit të Qarkut për vitin 2014" II- Drejtoria e Investim-Shërbimeve 1- P/V "Për miratimin e projekteve prioritare për investime për vitin 2014" 2- P/V " Për miratimin e linjave rrethqytetëse të transportit të mësuesve dhe të nxënësve për vitin 2014" III- Drejtoria Juridike dhe e Personelit 1- P/V "Për miratimin e Rregullores së Këshillit të Qarkut" 2- P/V "Për miratimin e Kodit të Etikës" 3- P/V "Për dhënien e titullit "Nderi i Qarkut" z.Koço Glozheni" 4- P/V "Për dhënien e titullit " Nderi i Qarkut" z.Koço Dinella Fjalën e hapjes e ka mbajtur Kryetarja e Këshillit të Qarkut Znj. Irena Nikaj. Pas pjesëmarrjes prej më shumë se 50 % të këshilltarëve ka filluar shqyrtimi i të gjitha pikave të rendit të ditës. Në pjesën e parë të mbledhjes u votua për shkarkimin nga detyra të sekretarit të Këshillit të Qarkut Z. Bledar Demce dhe emërimin në vend të tij të Z.Bledi Como. Këshilltarët më pas iu drejtuan kutisë së votimit, për shkarkimin e kryesisë së mëparshme dhe zgjedhjen e kryesisë së re. Shkarkimi i drejtorëve të rrugëve rurale Korçë dhe Pogradec e më pas emërimi në vend të tyre i Z.Gëzim Pasho si drejtor i ndërmarrjes të rrugëve rurale Korçë dhe Z.Valter Gora si drejtor i Ndërmarjes të Rrugëve Rurale Pogradec, ka qënë një ndër pikat e miratuara me shumicë votash nga këshilltarët pjesëmarës në sallë. Më tej anëtarët e Këshillit të Qarkut Korçë janë njohur me të gjitha projekt propozimet e drejtorive të Këshillit të Qarkut Korçë. Drejtoria e Financës prezantoi përpara këshilltarëve strukturën dhe nivelin e ri të pagave dhe administratës të Këshillit të Qarkut dhe ndërrmarjeve të varësisë. Përmes strukturës së re kërkohet mirëfunksionimi i institucionit dhe përputhja me bazueshmërinë ligjore sipas detyrave dhe rolit që ka institucioni. Miratimi i buxhetit të Këshillit të Qarkut për vitin 2014 ka qënë projekt vendimi më i rëndësishëm i miratuar gjatë kësaj mbledhjeje ,pasi ajo i jep frymëmarrje zhvillimit të aktiviteteve dhe lejimit të investimeve. Këshilltarët e Qarkut kanë patur mundësinë të njihen dhe të miratojnë kontributin financiar të njësive vendore të Këshillit të Qarkut në masën prej 3.4 % , fondin rezervë për 2014 dhe rezultatet e inventarizimit e vlerësimit të kapitalit për periudhën Prill 2012- Prill 2013. Mbledhja ka vazhduar me projekt vendimet e drejtorisë së Investim-Shërbimeve. Këshilltarët kanë shqyrtuar të gjitha projektet prioritare për investime që shtrihen në fusha si infrastruktura rrugore, shëndetësi, arsim dhe ujësjellës kanalizime. Pas miratimit të tyre këto projekte do të dërgohen në njësitë e qeverisjes qëndrore për tËu kaluar në miratim fondet që nevojiten për zbatimin e tyre në komuna dhe bashki të qarkut të Korcës . Nga Drejtoria e Investim-Shërbimeve është paraqitur dhe materiali për linjat rrethqytetëse të transportit të mësuesve dhe nxënësve, e cila është miratuar nga të gjithë këshilltarët në sallë. Me propozim të Kryetares të Këshillit të Qarkut Znj. Irena Nikaj është paraqitur materiali për dhënie titull i "Nderi i Qarkut" mjeshtrit të sportit z.Koco Dinella dhe mjekut të njohur z.Koco Glozheni. Të tjera projekt vendime të marra në shqyrtim nga këshilltarët kanë qënë rregulloret e Këshillit të Qarkut dhe të Ndërmarjes të Rrugëve Rurale si dhe Kodit te Etikës .Qëllimi i hartimit të Kodit të Etikës është një udhëzues sjelljeje që imponon detyrimet dhe përgjegjësi për mbarëvajtjen sa më të mirë të punës. Miratimi i të gjitha projekt vendimeve do të ndihmojë në ecurinë dhe mbarëvajtjen e mëtejshme të institucionit të Këshillit të Qarkut. Puna me pasion dhe profesionalizëm për të arritur rezultate sa më të larta e të qëndrueshme do të mundësojë qënien e një institucioni model dhe të aftë që të nxisë dhe të motivojë një staf të besueshëm ,i cili të dijë të realizojë detyrat e ngarkuara.