Grupi folklorik i Qarkut te Korçës merr cmimin e parë në Festivalin FTK të Valles Popullore Burimore.

Fituesit e çmimit të parë në Festivalin Kombëtar të Valles Popullore Burimore Lushnjë



Ka përfunduar në daten 28 shtator edicioni i shtate i FFTK i Valles Popullore Burimore, Lushnjë 2014. Në natën e dytë dhe të fundit të Festivali kanë konkuruar grupet e Tetovës, Vau i Dejës, Skraparit, Korçës dhe grupi i Kosoves. Qëllimi i pjsëmarrjes të grupit Folklorik të Qarkut të Korçës i shërbeu propagandimit të vlerave më të mira në fushën e trashëgimisë kulturore shpirtërore dhe shprehejes të kësaj trashëgimie me mjete të ndryshme shprehëse sic është dhe vallja popullre. Në programin e grupit folklorik të qarkut të Korçës u paraqitën vlerat etno-koreografike dhe muzikore me përparësi evidentimin e karakteristikave kryesore të Treves të Toskerisë. Në fillim të programit u paraqitën vallet tradicionale, të cilat me kalimin e kohës, jo vetem kanë mbijetuar por dhe janë konsoliduar edhe më shumë si karakter dhe si performancë. Në program në menyrë më specifike qëndronin dhe vallet e kënduara të cilat në menyrë harmonike sollën bashkimin e këndimit me lëvizjen . Programi në fund kulmoi me vallen shumë të njohur dhe tradicionale "Vallja devollice" ku valltarët shfaqën forcën, energjinë, dinamikën e lëvizjes, karakteristika këto të trevës të Toskërisë. Një pjesë e valleve u shoqëruan nën muzikën mbresëlënëse të lojës të mrekullueshme të muzikantëve të sazeve të Korcës.Publiku artdashës lushnjar dhe zonave për rreth priten me duartkrokitje shfaqjen e grupit tone folklorik. Juria me kryetar, Z. Ramazan Bogdani në fund të festivalit ndau cmimet fituese. Nga ana e Komitetit organizator të festivalit ishte menduar për ndarjen e tre kategori cmimesh : - Për grupin më të mirë - Për valltaren dhe valltarin më të mire të festivalit - Për grupin folklori me veshjet popullore me origjinale. Grupi folklorik i qarkut të Korçes mori cmimin " Fitues i vendit të parë" dhe Solisti valltar Jonel Asabella u shpall valltari më i mirë i Festivalit. Grupi foklorik i Qarkut të Korcës u përgatit me mjeshtëri nga udhëheqësi artistik Prof .asc. Josif Minga dhe nën kujdesin e Kryetares të Këshillit të Qarkut Znj. Irena Nikaj.