Projekti IRECO -"Përmirësimi i Efiçencës së Energjisë dhe Shfrytëzimi i Burimeve të Energjisë të Rinovueshme në Rajonin Ndërkufitar"



Në kuadër të Projektit "Përmirësimi i Efiçiencës së Energjisë dhe Shfrytëzimi i Burimeve të Energjisë të Rinovueshme në Rajonin Ndërkufitar", Qendra e Efiçiencës së Energjisë së Shqipërisë organizoi një takim 2 ditor në dt 14 dhe 15 Tetor i cili shënoi edhe fillimin e aktiviteteve për Programet e Edukimit të këtij projekti. Ky projekt bashkëfinancohet nga BE në kuadër të Programit Ndërkufitar IPA Maqedoni-Shqiperi 2007-2013. Dita e parë e seminarit u zhvillua në sallën e Këshillit të Qarkut në dt 14 Tetor në oren 10:00. Në të morrën pjesë perfaqësues nga biznese të ndryshme, nga Universiteti F.S.Noli, Këshilli i Qarkut, nga publiku dhe shoqëria civile. Takimin e hapi Z.Edmond Hido përfaqësues i Qendrës për Efiçiencën e Energjisë të Shqipërisë, i cili bëri një prezantim të shkurtër të projektit, me qëllimet dhe objektivat e tij. Përfaqësues të tjerë të projektit prezantuan temën e potencialit të efiçiencës së energjisë në bashkite shqiptare , kuadrin ligjor të kësaj energjie si dhe kuptimin mbi burimet e energjisë së rinovueshme. Dita e dytë e seminarit u zhvillua në ambjentet e Hotel "Grand" dhe kishte për qëllim trajnimin e Administratës Vendore për ngritjen e kapaciteteve të tyre në fushën e energjisë. Në këtë ditë të dytë të takimit morën pjesë përfaqësues nga komunat dhe bashkite, nga Administarata e Këshillit të Qarkut, Prefektura, Bashkia Korce si dhe nga Drejtoria Arsimore. Nga përfaqësuesit e projektit u prezantuan disa nga praktikat më të mira në ndërtesat dhe shërbimet bashkiake në lidhje me përmirësimin e efiçiencës së energjisë. Potenciali dhe shfrytezimi i energjisë diellore në Shqipëri ishte tema që ngjalli më shumë diskutime nga pjesëmarrësit. Kështu me shumë pyetje dhe diskutime u mbyll edhe dita e dytë e takimit në kuadër të projektit për energjinë e rinovueshme, duke përbërë kështu një mundësi të mirë për komunikim dhe ndarje njohurish me ekspertë dhe organizata të përfshira në menyrë aktive në sektorin e kesaj energjie efiçiente.