Projekti INACT



Këshilli i Qarkut Korçë në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA është një nga udhëheqësit për zbatimin e projektit INACT - An Integrated Approach for Promoting Cross-Border and Development (Një qasje e integruar për promovimin dhe zhvillimin ndërkufitar). Në kuadër të këtij projekti u zhvillua takimi i parë me pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve pjesë e projektit: Universiteti i Thesalisë, Këshilli i Qarkut Korçë, Rajoni i Maqedonisë Perëndimore, Dhoma e Tregëtisë së Kosturit dhe Universiteti " Fan S. Noli" në Korçë. Në takimin e zhvilluar në Kostur u diskutua rreth objektivave, aktiviteteve dhe rezultateve të pritura të projektit.