"Të pastrojmë Shqipërinë"

"Të pastrojmë Shqipërinë"



Në kuadër të ditës ndërkombëtare të mjedisit si dhe të nismës : "Të pastrojmë Shqipërinë", ditën e premte 11 nëntor 2014, prej orës 9.00 e në vazhdim, të gjithë punonjësit e Institucionit të Këshillit të Qarkut Korçë, të kryesuar nga Kryetarja e Qarkut znj. Irena Nikaj u bënë pjesë e kësaj nisme, duke dhënë secili kontributin e vet personal për pastrimin e ambjenteve të qytetit. Zona ku punonjësit e Këshillit të Qarkut punuan për ta pastruar ishte zona që ndodhet përballë me shkollën 9-vjeçare "Nuçi Naçi", përgjatë rrugës në drejtim të aksit Korçë-Mborje, tek ish-Vila.