Veprimtari me rastin e 70-vjetorit



Me rastin e 29 Nëntorit, Festes së 70-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë, merr pjesë në ceremoninë dhe veprimtaritë e organizuara për këtë ngjarje të shënuar. Siparin e veprimtarive e hapi: "Mbledhja solemne me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të Atdheut" e organizuarr në sallën e Teatrit "A.Z.Çajupi". Në këtë mbledhje Kryetarja e Keshillit të Qarkut, Znj Irena Nikaj , mbajti nje fjalë përshëndetëse, në të cilën ajo e cilësoi Çlirimin e Atdheut si një nga momentet më të spikatura të historisë së Kombit tonë, ku një ndihmesë të vyer ka dhënë edhe populli i Korçës. Në fjalën e saj ajo theksoi se mund pohojmë me krenari e bindje se, vlerat e periudhës së Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare i kapërcejnë kufijtë e kohës, se ato përcjellin tek ne mesazhe aktuale për ditët e sotme dhe ato që do të vijnë. Ajo theksoi se: " duke përkujtuar këtë ditë, ne sjellim në vëmendje heronjtë dhe dëshmorët e LANÇ, veprën e tyre të pavdekshme, ndaj të cilës përkulemi me nderim. Epopeja e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare është momenti historik, tek i cili duhet të kthejmë herë pas here vështrimin dhe analizën tonë për të ecur drejt të ardhmes". Fjalën e mbylli me urimin e Këshilli i Qarkut Korçë për Festën e Çlirimit të të Atdheut. Veprimtaritë vijuan me homazhe dhe vendosjen e kurorave dhe buqetave me lule në varezat e Dëshmorëve të Atdheut . Znj Irena Nikaj, Kryetare e Këshillit Të Qarkut Korç, la dedikimin e saj në librin e Mauzoleumit të Deshmorëve. Kjo veprimtari u pasua nga vizita në familjen e veteranit të luftës Suat Pupa.