Ceremoni përkujtimore me rastin e 98-vjetorit të Shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës



Me rastin e 98-vjetorit të Shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës, Këshilli i Qarkut Korçë organizoi një ceremoni përkujtimore me këtë rast përpara monumentit të atdhetarit të shquar Themistokli Gërmenji. Në këtë ceremoni morën pjesë: Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë znj. Irena Nikaj, Kryetari i Bashkisë së Korçës z. Sotiraq Filo, Deputetë, kryetarë të Degëve të Partive Politike të Qarkut Korçë, drejtues të institucioneve, familjarë të patriotëve të shquar etj. Ceremonia u hap nga Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë znj. Irena Nikaj. Në fjalën e saj u theksua rëndësia e kësaj ngjarje të shënuar në atë kohë aq të vështirë dhe të rrezikshme. Ishin pikërisht patriotë të shquar si Themistokli Gërmenji që bënë të mundur krijimin e Krahinës Autonome të Korçës duke lënë mënjanë interesat e tyre personale dhe fetare përpara çështjes kombëtare. Ne duhet të përulemi me nderim dhe respekt përpara këtyre patriotëve të cilët sakrifikuan gjithçka për mëvehtësinë e Atdheut. Më pas ceremonia vijoi me homazhe dhe vendosjen e kurorave, dhe buqetave me lule para monumentit të Themistokli Gërmenjit nga të gjithë personalitetet e pranishëm. Ceremonia u shoqërua nga himnet e bandës së qytetit. Ceremonia u mbyll me himnin Kombëtar të Republikës së Shqipërisë. Më pas grupet e personaliteteve drejtues të kryesuar nga Kryetarja e Këshillit të Qarkut, Kryetari i Bashkisë dhe Prefekti i Korçës bënë vizita në familjet e patriotëve. Më pas kryetarja mori pjesë në ekspozitën e organizuar për këtë ngjarje të shënuar në ambjentet e shkollës " Themistokli Gërmenji" ku la edhe dedikimin e saj në librin e përshtypjeve.