Situata e qarkullimit në akset rrugore të qarkut Korçë



Në kushtet e situates së krijuar si pasojë e borës që prej ditës së hënë, 29 dhjetor, Këshilli i Qarkut Korçë dhe Drejtoria e Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale në përbërje të tij, kanë kryer detyrën funksionale të tyre. Punëtorët dhe mjetet kanë qenë në gatishmëri dhe kanë ndërhyrë në segmentet e rrugëve që kanë pasur problem në përdorimin e tyre nga qytetarët.Drejtoritë e Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale kanë administruar problemet e krijuara në akset rrugore të Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës. Rrugët që paraqitnin më shumë probleme ishin: Aksi rrugor Rruga Kombëtare - Vithkuq Aksi rrugor rruga Bilisht-Arzë Aksi rrugor rruga Maliq-Kolanec Pas një pune intensive deri në orët e vona te dates 29 dhjetor të fadromave dhe mjeteve të tjera, u bë e mundur që aksi rrugor Rruga Kombëtare - Vithkuq të zhbllokohej. Kështu u punua dhe u bë i mundur zhbllokimi në aksin rrugor Rruga Bilisht-Arrzë ku sasia e borës ishte e konsiderushme. Gjithashtu u punua dhe u zhbllokuan edhe aksi rrugor Korçë -Moravë si edhe akset rrugore qe lidhin Rëmbecin, Pojanin, Liqenasin, etj. Aksi rrugor Rruga Korçë -Voskopojë -Lekas 19km i gjatë ka sasi dëbore në disa vende, ndërkohë që vazhdon të punohet aktualisht për zhbllokimin e tij. Komunikimi i Lekasit me Korçën është bërë i mundur me anë të rrugës së Moglicës. Përsa i përket aksit Korçë -Lozhan -Mesmal, ai është i kalueshëm nga ana e mjeteve dhe sasia e bores nuk është shumë e madhe. Në datën 29 ka patur dhe shumë defekte në sistemin e furnizimit me energji elektrike si dhe probleme të krijuara si pasojë e mungesës së saj. Data 30 dhjetor është shoqëruar me probleme si pasojë e ngricave dhe temperaturave shume te ulta qe kane shoqeruar ato. Sot është duke u punuar në aksin rrugor Rruga Voskopojë- Gjergjevicë. Aktualisht situata e rrugëve është si më poshtë: - rrugët që i përkasin Rrethit te Devollit janë të kalueshme me zinxhira dhe po punohet për të shpërndarë shllak në segmente të ndryshme te tyre. - rrugët që i përkasin Rrethit te Kolonjës nuk kanë probleme, janë të hapura me përjashtim të rrugës se Pepellashit në Komunën e Mollasit, rrugë kjo që nuk është nën administrimin e Keshillit te Qarkut Korçë. Po kështu edhe të gjitha rrugët e komunave të Pogradecit nën administrimin e Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale janë të hapura me përjashtim të rrugës Proptisht-Velçan për të cilën po punohet për ta hapur plotësisht. Duke patur parasysh dhe mundësine e përkeqesimit të kushteve të motit Këshilli i Qarkut Korçë siguron qytetarët e qarkut dhe pushuesit se edhe në ditët në vazhdim do të punohet me të njëjtin intensitet dhe gatishmëri për të zgjidhur çdo problem të mundshëm që mund të krijohet si pasojë e kushteve te motit.