Gjendja aktuale e rrugëve rurale të qarkut Korçë në kushtet shumë të vështira të motit



Këshilli i Qarkut Korçë dhe të gjitha institucionet që merren me mirëmbajtjen dhe funksionimin e rrugëve janë në gatishmëri të plotë për të kryer detyrën e tyre funksionale. Kushtet e motit janë duke u përkeqësuar, prandaj po punohet me kujdes dhe organizim më të mirë për të tejkaluar vështirësitë që krijohen aktualisht në akset rurale që menaxhohen prej tij. Përgjithësisht, rrugët janë të kalueshme dhe ka probleme në disa segmente rrugore në Devoll, Korçë dhe Pogradec. Në Rrethin e Devollit vazhdojnë të jenë me vështirësi për tu kaluar segmentet rrugore: Vishocicë -Braçaj Braçaj -Kurilë Rruga kombëtare-Tren, Menkulas-Koshnicë. Në Korçë, janë të kalueshme me vështirësi rrugët që lidhin Lekasin me Korçën dhe Moglicë -Korçë. Po punohet për të mbajtur në gjendje sa më të mirë të mundshme segmentet rrugore që paraqesin vështirësi dhe probleme. Këshilli i Qarkut Korçë edhe në kuadër të veprimit brenda shtabit të emergjencës civile, ka kryer dhe do të vazhdojë të kryejë me përgjegjësi detyrat e veta funksionale. Sigurojmë qytetarët dhe pushuesit se do të bëjmë përpjekjet maksimale edhe në ditët në vazhdim për zgjidhjen e problemeve dhe kapërcimin e vështirësive që krijohen për shkak të kushteve të vështira të motit.