Mbi situatën e deritanishme të qarkullimit në rrugët rurale të Qarkut të Korçës



Në kuadër të informimit të qytetarëve të qarkut Korçë dhe më gjerë në lidhje me situatën e qarkullimit në rrugët rurale të tij, Këshillit Qarkut Korçë iu njofton se gjendja e rrugëve është si më poshtë: -Rrugët e Rrethit Korçë janë përgjithësisht të kalueshme me zinxhirë për shkak të akullit të krijuar si pasojë e ngricave. Probleme, momentalisht, ka shfaqur rruga e Mesmalit në Komunën e Gorës e cila është e bllokuar por mirëmbajtja e kësaj rruge është në përgjegjësi të Komunës Gorë. -Rrugët e Rrethit Bilisht janë të kalueshme me zinxhirë -Rrugët e Rrethit të Kolonjës nuk paraqitin problem, janë të gjitha të kalueshme. -Edhe rrugët që i përkasin Rrethit të Pogradecit janë të kalueshme me zinxhira për shkak të akullit. U punua me intesitet dhe mobilizim për zhbllokimin e rrugës Slabinjë-Velcan e cila tashmë është e kalueshme. Këshilli i Qarkut Korçë iu bën me dije se nesër fillon edhe hapja e rrugës Voskopojë -Marjan. Këshillli i Qarkut Korçë dhe Ndërmarrjet e Mirëmbajtjes së Rrugëve rurale në përbërje të tij do të vazhdojnë të punojnë me të njëjtin mobilizim dhe gatishmëri për të zgjidhur çdo problem të mundshëm apo vështirësi që mund të shfaqen si pasojë e kushteve shumë të vështira atmosferike.