Njoftim mbi gjendjen e rrugëve rurale



Në situatën e krijuar gjatë orëve të fundit si pasojë e përkeqësimit të kushteve të motit shoqëruar me rreshje të vazhdueshme bore dhe shiu, Këshilli i Qarkut Korçë dhe Ndërmarrjet e Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale në varësi të tij, kanë punuar me përkushtim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie në drejtim të monitorimit dhe mirëmbajtjes së të gjitha akseve rrugore rurale të qarkut të Korçës , për të mundësuar qarkullimin pa probleme të tyre. Si rezultat i kësaj pune, të gjitha akset rrugore rurale nën administrimin e Këshillit të Qarkut Korçë kanë qenë në çdo moment të kalueshme dhe pa probleme në qarkullim, përfshirë këtu edhe rrugët rurale që lidhin zonat më të thella të qarkut si ato të Lekasit , Mesmalit, Vithkuqit etj. Po kështu të kalueshme dhe pa problem në qarkullim janë edhe akset rrugore rurale të Pogradecit, të Bilishtit dhe Ersekës. Vështirësitë e shfaqura nga këto rreshje u kapërcyen në mënyrë të mënjëhërshme si rezultat i gatishmërisë dhe punës së njerëzve dhe mjeteve të vëna në dispozicion dhe për rrjedhojë në asnjë moment rrugët rurale të qarkut Korçë nuk kanë qenë të bllokuara. Edhe në ditët në vazhdim Këshilli i Qarkut Korçë dhe Ndërmarrjet e Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale në varësi të tij ,do të punojnë me të njëjtin rritëm , përgjegjësi dhe përkushtim si në drejtim të monitorimit ashtu edhe në atë mirëmbajtjes së të gjitha akseve rrugore rurale, në mënyrë që të bëhet e mundur përballimi i çdo situate të papritur si pasojë e përkeqësimit të mundshëm të kushteve të motit.