Ceremonia e Memorandumit të Mirëkuptimit



Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë merr pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis Bashkisë Korçë dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit për projektin e rëndësishëm të restaurimit dhe rijetëzimit të Pazarit të vjetër të Korçës. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm gjithashtu Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Zv.Ministri i Zhvillimit Urban dhe Turizmit Gjon Radovani, Bashkë Drejtorët e AADA (Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim) Aleksandër Srapuli dhe Martin Mata, Kryebashkiaku Sotiraq Filo si edhe përfaqësues të institucioneve dhe arkitektë e urbanistë te shumtë të qytetit.