Mbledhja e KQ DT 18.07.2012



Në datë 18.07.2012 është zhvilluar mbledhja e Këshillit të Qarkut drejtuar nga Kryetari I institucionit Z. Landi Gushi. Në fjalën e tij të hapjes ai ka paraqitur rendin e ditës:

Drejtoria e Financës
1-    P/V"Mbi miratimin e projektbuxhetit afatmesëm 2013-2015 për Këshillin e Qarkut Korcë"
2-    P/V"Mbi miratimin e inventarit kapitak të Këshillit të Qarkut për vititn 2012"
3-    P/V "Mbi miratimin e tarifave për shërbime publike që ofron Këshilli I Qarkut për vitin 2012"
4-    P/V" Për një shtesë në vendimin nr.5 dt 22.12.2011 " Mbi  miratimin e kontributit financiar të bashkive dhe komunave për Këshillin e Qarkut për vitin 2012"

Drejtoria Juridike dhe e Personelit
1-    P/V "Për miratimin e rregullores së re të administratës së Këshillit të Qarkut"

Të ndryshme
Rendi I ditës është miratuar nga të gjithë këshilltarët e Këshillit të Qarkut duke kaluar menjëherë në shqyrtimin e projektvendimit të parë. Në bazë të relacionit praqitur nga drejtoria e Financës, transferta e pakushtëzuar mbetet e ardhura kryesore e buxhetit për organin vendor. Për vitin 2012 ajo është në nivelin e 89 milion lekëndërkohë që është parashikuar nje rritje e saj  prej 3 % në vitin 2013 dhe 4 % në vitet 2014 dhe 2015. Pjesa më e madhe e saj parashikohet të përdoret për paga, sigurime shoqërore, shpërblimin e këshilltarëve, shpenzime operative dhe mirëmbajtje të rrugëve rurale.Në planin e të ardhurave peshën kryesore vazhdojne ta kenë të ardhurat nga kontributi financiar I komunave dhe bashkive  gjë për të cilën është parashikuar një ulje e % deri në 3.1% të derdhjes së kontributit financiar nga NJQV-të.. Pas saj janë marë në shqyrtim dhë projektvendimet e tjera të cilat janë miratuar nga këshilltarët. Gjatë kësaj mbledhje diskutime ka patur sërish në lidhje me pagesën e këshilltarëve dhe mospagesën e atyre keshilltarëve të cilët mungojnë gjatë mbledhjeve. Në të njëjtën kohë këshilltarë të tjerë kanë kërkuar të njihen jo vetëm me rregulloren e administratës por dhe atë të Këshillit të Qarkut.