"Drejt një turizmi alternativ"



Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë, Dr. Irena Nikaj, Profesor i asociuar i Shkencave Sociale, merr pjesë në konferencën e organizuar nga Partnerët Shqipëri në kuadër të projektit "Drejt një Turizmi Alternativ" në të cilin Institucioni i Këshillit të Qarkut ka qenë që prej fillimit një nga aktorët mbështetës dhe kontribues të këtij projekti me informacione, materiale dhe specialistët etij. Në fjalën e saj përshëndetëse, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë, Prof. as. Dr. Irena Nikaj, ndër të tjera theksoi rëndësinë e zhvillimit të Turizmit për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, duke mbajtur parasysh se rajoni i Korçës është i pasur me kapital kulturor solid, me burime natyrore, të cilat kanë ushqyer një turizëm të qëndrueshëm. Korça mbart vlera të njohura qytetërimi mëse njëmijë vjeçare, të cilat ngjallin interesin e turistëve të huaj. Projekti -vazhdoi ajo- jep një kontribut shumë të madh për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit dhe në drejtim të promovimit të këtyre vlerave e, në këtë kuadër, do të doja të vlerësoja atë çka është arritur. Këshilli i Qarkut Korçë ka mbështetur dhe do të mbështesë projekte të tilla si në aspektin e bashkëpunimit dhe atë të koordinimit. Me gjithë arritjet në zhvillimin e turizmit përsa i përket treguesve cilësorë dhe përqindjes që zë rritja ekonomike nga turizmi në GDP, rezultatet janë ende modeste dhe kërkohet përmirësim në aspektin cilësor. Për këtë arsye ka shumë vend për të investuar , për të punuar dhe për të ndërmarrë projekte të tjera për të përmirësuar cilësisht tipet e turizmit dhe rezultatet e lindura prej këtij zhvillimi, pasi kapitali kulturor me kualifikimet dhe aftësitë e duhura në këtë drejtim, ekziston përmes qëndrës më të rëndësishme të edukimit në Qark, Universitetit "Fan Noli", respektivisht degës së Turizmin dhe programeve të studimit me fokus Agrobiznesin në Fakultetin e Bujqësisë. Më tej, në fjalën e saj, Kryetarja tha se i shihte shumë të goditura qendrat turistike ku është fokusuar projekti dhe më tej është e nevojshme të rritet bashkëpunimi midis institucioneve për të rritur treguesit cilësorë të ardhurat nga turizmi. Fjalën e saj Kryetarja e mbylli me sugjerimin e ndërtimit të një database me të dhëna të detajuara të nevojshme në fushën e turizmit dhe nevojën e koordinimit të veprimtarisë së aktorvëve dhe partnerëve si element kyç në realizimin e objektivave si dhe nevojën e punës në skuadër. Grupi siguron edhe shpërndarjen e modeleve të zhvillimit të qëndrueshëm dhe aftësimin e aktorëve në fokus të projekteve.