Mbledhja e Kryesisë së Këshillit të Qarkut dt 20.03.2012



Në datë 20.03.2012 është zhvilluar mbledhja e Kryesisë së Këshillit të Qarkut mbështetur kjo në ligjin 8652 datë 31.07.2000" Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore".

Gjatë mbledhjes  janë kaluar për shqyrtim projektvendimet e  paraqitura nga drejtoria e Financës dhe Investim Shërbimeve.
Drejtoria e Financës ka kërkuar miratimin  për  përdorimin e fondeve të  trashëguara në buxhetin e KQ  për vitin 2012  dhe për ndryshimet e bëra në buxhetin e KQ për vitin 2012.Ndërsa Drejtoria e Investim Shërbimeve ka prezantuar para Kryesisë: 1 P/V "Për miratimin e një shtese në linjat rrethqytetëse të transportit të mësuesve dhe nxënësve për vitin 2012" 2 P/V"Për miratimin e prioriteteve në investime për vitin 2012" dhe 3 P/V"Për një ndryshimnë VKQ nr.236 dt 30.03.2011 "Për miratimin e inventarit të rrugëve rurale rajonale dhe komunale për vitin 2012"

Anëtarë të kryesisë pasi janë njohur me të gjitha projektvendimet kanë diskutuar për detyrimet financiare të prapambetura të Këshillit të Qarkut, shpërblimin e këshilltarëve dhe pagesën e administratës. Për të gjitha këto probleme Znj.Pleqi ka siguruar likujdimin total të detyrimeve Brenda vitit 2012.Një kërkesë e paraqitur nga Kryetari I Komunës Drenovë ka qënë  mbushja e gropave me asphalt në rrugën e Drenovës. Përsa I përket inventarit të rrugëve rurale për vitin 2012 hiqet aksi rrugor prej 2.5 km Moglice- Dushar. Në fund anëtarët e kryesisë janë njohur dhe me prioritetet për investime të të gjitha komunave dhe bashkive