" Promotion of the New IPA CBC Programme Macedonia 2014-2020"



Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë, Dr. Irena Nikaj, Profesor i Asociuar i Shkencave Sociale, mori pjesë në takimin " Promotion of the New IPA CBC Programme Macedonia 2014-2020" takim i zhvilluar në kuadër të Programit IPA "Për një bashkëpunim Ndërkufitar". Pjesëmarrës në këtë takim ishin gjithashtu z. Lirim Shabani , Ministër i Çështjeve Vendore të Maqedonisë, znj. Klajda Gjosha Ministre e Integrimit Europian e Shqipërisë, z. Aivo Orav, Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shkup, z. Clive Rumbold Kreu i Sektorit Politik të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri etj. Ky program zhvillohet në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPAII) . IPA mbështet bashkëpunimin ndërkufitar në drejtim të promovimit të mardhënieve të mira fqinjësore, nxitjen e integrimit në union dhe promovimin e zhvillimit socio-ekonomik. Ky program Bashkëpunimi Ndërkufitar mbulon periudhën 2014-2020dhe është e lidhur me prespektivën e re financiare të Bashkimit Europian.