"Një ditë në Korçë" pjesë e Projektit Mbarëkombëtar "Për Sot dhe Për Nesër"



Këshilli i Qarkut Korçë në bashkëpunim me Bashkinë Korçë, Bashkinë Pogradec, Bashkinë Kolonjë, Bashkinë Devoll, si edhe me Albanian Excellence dhe Agjensinë Telegrafike Shqiptare organizojnë projektin: "Një ditë në Korçë" si pjesë e projektit mbarëkombëtar: "Për Sot dhe Për Nesër". Ky projekt synon:1- sensibilizimin e opinionit publik në përdorimin e biçikletave në qytet për distance që mund të arrihen lehtësisht me to në mënyrë që të bëhet pjesë e përdësisë së qytetarëve pastërtia e qytetit dhe mbrojtja e mjedisit, si dhe 2- ndërtimi i rampeve ne ndihmë të invalidëve. Veprimtarinë do ta prijë "Ceremonia e inagurimit të rampës tek Muzeu i Arsimit" do të vijojë me Pedalimin me biçikleta në bulevardin kryesor të qytetit dhe më pas biseda për çështjet civile dhe të mjedisit. Pjesë e këtij projekti është aktori i njohur shqiptar Ardian Cerga i cili është pjesë e nismës dhe mbështetës dhe imazh i saj.