Komunikatë



Këshilli i Qarkut Korçë informon opinionin publik mbi shpifjet e publikuara në radion CityFM që menaxhohet nga Elvis Fundo dhe rrjetet sociale të tij. Shifrat e publikuara për largimin nga puna të punonjësve janë të pavërteta. Në shifrat e publikuara janë përfshirë punonjës të cilët kanë dalë në pension, pra nuk janë larguar nga puna si edhe punonjës të cilët janë larguar nga puna pasi DAP-i ka konstatuar shkelje të rënda në dosjen e tyre përpara miratimit të strukturës. Miratimi i strukturës së re nga ana e Këshillit të Qarkut është bërë konform Ligjit për nënpunësin civil dhe Ligjit për Buxhetin. Në mbështëtjë të ligjit 8652 dt.31.07.2000 "Për Funksionimin e Qeverisjes Vendore" neni 7 dhe neni 54 pika"d" të ligjit 160/2014 dt. 27.11.2014 "Për Buxhetin e Vitit 2015" të Udhëzimit Plotësues të Ministrisë së Financave Nr 2 dt. 09.01.2015 " Për zbatimin e Buxhetit2015" të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr 586 dt.17.07.2013 "Për disa ndryshime në vendimin Nr.1619 dt.02.08.2008 të Këshillit të Ministrave " Për Klasifikimin e Funksioneve, grupimin e njësive të qeverisjes vendore për efekt page dhe caktimin e punonjësve të organeve të qeverisjes vendore të ndryshuar me propozim të kryesisë së "Këshillit të Qarkut". Sipas udhëzimit plotësues Nr.2. Dt. 09.01.2015 " Për Zbatimin e Buxhetit të Vitit 2015 pika. 45 fondet e krijuara nga kuotat e anëtarësimit dhe të tjera të ardhura nuk duhet të përdoren për paga dhe shpërblime për personelin administrativ të Këshillit të Qarkut. Po kështu në pikën 46 të tij thuhet se në bazë të nenit 15 të ligjit nr 160/2014 dt. 27.11.2014 " Për buxhetin e vitit 2015" Këshillat e Qarqeve përdorin vetëm 15% të transfertës së pakushtëzuar për koston e personelit administrativ. Transferta e pakushtëzuar është i vetmi burim financimi për personelin e Këshillit të Qarkut. Shpenzimet për paga dhe Sigurime shoqërore për ndërmarrjet e rrugëve rurale të Këshillave të Qarqeve duhet të jetë deri në 40% të buxhetit vjetor të këtyre ndërmarrjeve. Për më tepër procedura e rekrutimit të punonjësve me kontratë është bërë në bazë të kodit të punës ndërsa ai specialistëve konform Ligjit 8652 dt.31.07.2000 "Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore".