Forum në kuadër të Projektit INACT " Një Qasje e Integruar për Promovimin dhe Zhvillimin e Biznesit Ndërkufitar



Këshilli I Qarkut Korçë në bashkëpunim me Universitetin e Thesalisë organizuan sot në mjediset e Universitetit F.S.Noli , një forum në kuadër të Projektit INACT " Një Qasje e Integruar për Promovimin dhe Zhvillimin e Biznesit Ndërkufitar" në të cilin Këshilli I Qarkut është në rolin e Partnerit Lider 2. Në Fjalën e saj Kryetarja e Këshillit të Qarkut Prof.Asc.Dr.Irena Nikaj, pasi ju uroi mirëseardhjen përfaqsuesve të palës Greke, theksoi rëndësinë e këtij forumi për përcaktimin e strategjive dhe rrugëve të bashkëpunimit midis palëve drejt arritjes së synimit të promovimit dhe zhvillimit të biznesit ndërkufitar.Më pas Kryetarja e Këshillit të Qarkut e mori përsëri fjalën ku shpalosi një tablo të lehtësirave fiskale që i janë krijuar biznesit së fundmi dhe potencialet emundshme për zhvillim të mëtejshëm. Në këtë forum morën pjesë gjithashtu kryetarë të Bashkive të Rajonit të Maqedonisë Perëndimore, përfaqsues të Dhomës Greke të Tregtisë, përfaqsues të institucioneve studimore te vendit fqinj, përfaqsues të organizatave jo-qeveritare, përfaqsues të mediave nga të dyja vendet etj.