Mbledhja e Këshillit të Qarkut dt 23.04.2012



Ka qënë data 23.04.2012 dita në të cilën anëtarët e Këshillit të Qarkut kanë  zgjedhur kryetarin e ri pas humbjes së jetës  nga një sëmundje të pashërueshme të Z. Gëzim Demcolli. Mbledhja është hapur nga Zv/kryetari Z.Guri Isufi I cili ka kërkuar  për të gjithë pjesmarësit të mbajnë një minutë heshtje në nderim të  Z. Gëzim Demcolli.
Pika e parë e rendit të ditës ka qënë vërtetimi I mandatit të këshilltarit të komunës Vreshtas Z. Tomorr Prenjasi . Pas paraqitjes së raportit për mandatin e zgjedhjes së tij nga Kryetari I mandateve, Sala është vërtetuar rregullsia e këtij mandati.

Më pas është ngritur komisioni për votimin e zgjedhjes së kryetarit të ri të KQ. Nga grupi I këshilltarëve të djathtë është propozuar Z. Landi Gushi , këshilltar I komunës Bulgarec ndërsa grupi I këshilltarëve të majtë janë shprehur se do të mbështesin kandidaturën e djathtë pa sjellë një kandidaturë të tyre. Pas miratimit të komisionit të përbërë prej Artur Agolli, Azis Panariti dhe Natalja Velo ka filluar votimi I cili konkludoi në rezultate pozitive për zgjedhjen e Landi  Gushit në raportin 46 vota pro dhe 8 kundër.Kryetari I zgjedhur Gushi ka premtuar arritje të reja nga ana e institucionit të këshillit të Qarkut si dhe ka kërkuar bashkëpunimin më të frytshëm me të gjitha njësitë vendore.
Në fund të mbledhjes Sekretari I KQ z. Pëllumb Beqiraj pasi ka falenderuar të gjithë të pranishmit për punën e realizuar së bashku ka kërkuar dorëheqjen si arsye e angazhimeve të tjera të ndërmara. M ë pas është propozuar Z. Bledar Demce si sekretar I KQI cili ka rezultuar fitues pas votimit me 43 vota pro.