Ceremonia e dhënies së titullit "Nderi i Qarkut" z. Risto Jani Podgozhani (Pas Vdekjes)



Këshilli i Qarkut Korçë në bashkëpunim me Shoqatën " Jehona e Mokrës" ditën e dielë , më 30 gusht 2015, organizuan ceremoninë e dhënies së titullit "Nderi i Qarkut" z. Risto Jani Podgozhani (Pas vdekjes). Ishte Kryetarja e Këshillit të Qarkur Korçë Prof.Dr.Asc. Irena Nikaj e cila ju dorëzoi titullin e nderit familjarëve të patriotit për meritat dhe kontributin e shquar në të mirë të çështjes kombëtare. Në fjalën e saj Kryetarja e Këshillit të Qarkut foli për meritat e patriotit dhe veprimtarinë e tij të shquar si gjatë luftës antifashiste por edhe pas saj. Gjatë ceremonisë, fjalën e morën gjithashtu edhe anëtarët e shoqatës "Jehona e Mokrës" të cilët me fjalën e tyre nxorrën në pah vlerat, cilësitë, kontributin dhe veprimtarinë patriotike të Risto Jani Podgozhanit. Të gjithë të pranishmit shprehën konsideratën e tyre të lartë për Këshillin e Qarkut dhe Kryetaren e tij për vlerësimin që ju bëjnë figurave të tilla atdhetare, patriotike dhe liridashëse.