Ceremonia e dhënies së titullit "Nderi i Qarkut" z.Kostaq Dinella



Këshilli i Qarkut Korçë organizoi sot ceremoninë e dhënies së titullit "Nderi i Qarkut" futbollistit të njohur z. Kostaq Dinella. Ishte Kryetarja e Këshillit të Qarkut Prof.Asc.Dr. Irena Nikaj ajo që dorëzoi titullin" Nderi i Qarkut"me motivacionin: "Model i Sportistit të talentuar dhe qytetarit shembullor, figurë e shquar e futbollit korçar të shekullit të xx.Frymëzues i gjeneratave të tera me dashurinë për sportin dhe mjeshtërinë futbollistike". Titulli ju dorëzua mikut dhe kolegut të z.Dinella, z Dhimitraq Xhambazi sipas dëshirës dhe porosisë së tij. Në ceremoni merr pjesë kryetari i Bashkisë se Korcës z. Sotiraq Filo si dhe figura të njohura të sportit në përgjithsi dhe futbollit në veçanti. Për meritat dhe kontributin e z. Dinella në futbollin shqiptar foli nje tjetër futbollist i njohur i sportit korcar z. Dhimitër Xhambazi.