Konstituohet Keshilli i Qarkut Korce



Në datën 23.09.2015 u zhvillua mbledhja e konstituimit të Këshillit të Qarkut Korçë për mandatin 4 vjecar si dhe zgjedhja e stukturave drejtuese duke përfshirë Kryetarin, nënkryetarin, sekretarin dhe kryesine. Mbledhja u drejtua nga Kryetari i Bashkise Korce z. Sotiraq Filo i cili ngriti komisionin e verifikimit te mandateve si dhe komisionin e votimit. Pjese e procesit te konsituimit ishte votimi per funksionimin e Kryetarit te Keshillit te Qarkut Korce.

Ne unanimitet te plote me 23 vota "pro" u zgjodh znj.Ana Verushi si Kryetare e Keshillit te Qarkut Korce e cila do te drejtoje kete organ vendimares per 4 vite te ardhshme.

Ne fjalen e pare si Kryetare e Keshillit te Qarkut Korce, znj. Ana Verushi falenderoi per besimin e dhene ne drejtimin e ketij institucioni. Ne fjalen e saj ajo theksoi se do ti jape nje frymemarje te re ketij institucioni, ne zbatueshmeri te plote me ligjin ne ndertimin dhe zbatimin e  politikave rajonale, te harmonizuara keto edhe me politikat qendrore.

Me pas mbledhja vazhdoi me miratimin e pikave te rendit te dites, kete here nga Kryetarja e sapozgjedhur znj.Ana Verushi.