Mbledhja e Këshillit të Qarkut Korcë dt 30.03.2012



Ne date 30.03.2012  është zhvilluar mbledhja e  rradhës së Këshillit të Qarkut Korcë.

Zv/kryetari I Këshillit të Qarkut ka hapur mbledhjen duke prezantuar dhe rendin e ditës  para anëtarëve të Këshillit. Pas miratimit të rendit të ditës mbledhja ka vijuar normalisht dike marë në diskutim të gjitha projektpropozimet e paraqitura nga drejtoria e Financës dhe Investim Shërbimeve.

Drejtoria e Financës ka gjetur konsesusin e këshilltarëve për miratimin e projektpropozimit  mbi miratimin e përdorimit të fondeve të trashëguara në buxhetin e Këshillit të Qarkut për vitin 2012 dhe projektpropozimin e dytë  mbi miratimin e ndryshimeve në buxhetin e Këshillit të Qarkut për vitin 2012. Këshilltarët kanë kërkuar informacion mbi pagesën e tyre nga ana e KQ ndërkohë që përgjigja ka qënë positive ne lidhje me këtë problem Sekretari I KQ  është shprehur se institucioni do të shikojë të gjitha mundësitë për shlyerjen e pagesave duke përdorur të gjitha burimet financiare të mundshme.
Diskutimi ka kaluar më tëj në projektpropozimet e paraqitura na Drejtoria e Investim Shërbimeve.

1 - P/V " Për miratimin e një shtese  në linjat rrethqytetëse të transportit të mësuesve dhe nxënësve për vitin 2012"
2 - P/V "Për miratimin e prioriteteve në investime për vitin 2012"
3 - P/V" Për një ndryshim në VKQ nr 236 dt 30.03.2011" Për miratimin e inventarit te rrugëve rurale rajonale dhe komunale për vitin 2012"

Nga këshilltarët e Bashkisë Korcë është kërkuar shtesë në prioritetet për investime për zonat informale edhe pse bashkia Korcë nuk ka paraqitur asnjë prioritet pranë Këshillit të Qarkut. Drejtori I Drejtorisë së Investim Shërbimeve Agolli ka kërkua praqitjen me shkresë të shtesave të kërkuara nga Bashkia Korcë ndërkohë që nga Këshilltarë të Komunës Proptisht është ngritur problem I rrezikut që paraqet shkolla e Mesme e Bashkuar në këtë komunë  . Zv/kryetari I KQ është shprehur I bindur për ndihmën që do të japë qeveria shqiptare për zgjidhjen e problemit.

Në përfundim të mbledhjes të gjitha projektpropozimet e paraqitura nga drejtoritë janë miratuar nga këshilltarët e Këshillit të Qarkut.