Asambleja Europiane e Rajoneve




Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korcë Znj. Ana Verushi mori pjesë në Asamblenë Europiane të Rajoneve në Bruksel me një pjesëmarrje të gjerë prej 35 vendeve të përfaqësuar nga autoritete të larta të vendeve anëtare në këtë asamble.
AER është një organizatë gjithpërfshirëse me fokus përmirësimin e politikave të rajoneve europiane nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave midis njeri- tjetrit, ndërtimit të kapaciteteve dhe  njohjes së rajoneve si një celës kryesor në ndërtimin e Europës. Objektivi kryesor i AER është ti bëjë rajonet një forcë drejtuese për zhvillimin politik, social dhe ekonomik si dhe të krijojë një bashkëpunim të ngushtë midis rajoneve në projekte të përbashkëta.
 Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korcë Znj. Ana Verushi në fjalën e saj falenderoi Asamblenë Europiane të Rajoneve për pranimin e Këshillit të Qarkut Korcë si anëtar me të drejtë vote, për suportin dhe dëshirën për të njohur më mirë këtë rajon të vogël europian.

Në ditën e parë të punimeve, Asambleja zgjodhi znj. Hande Ëzsan Bozatli si Presidente të Rajoneve Europiane.

Në fjalën e saj znj. Bozatli theksoi se "Asambleja do të përfaqësojë zërin e rajoneve në nivel evropian dhe do të promovojë bashkëpunimin rajonal, do ti kushtohet vemendje shqetësimeve politike, rajonale dhe lokale të natyrës pan-evropiane dhe do të nxise ekselencën e lidershipit në të gjitha nivelet e qeverisjes"

Presidentja e Rajoneve Europiane shprehu bindjen se është realisht e mundur që njerëzit e kulturave dhe besimeve të ndryshme të jetojnë së bashku në paqe.