Festohet 99- Vjetori i Shpalljes së Krahinës Autonome të Korcës



Ashtu si çdo vit, 99 vjetori i Shpalljes së Krahinës Autonome të Korcës u përkujtua me nderim dhe respekt nëpërmjet ceremonive festive të organizuara me këtë rast nga Këshilli i Qarkut Korçë.
Veprimtaritë nisën me ceremoninë përkujtimore tek Muzeu i Arsimit Kombetar me shfaqjen e dokumentarit historik
dhe ekspozitës fotografike për Shpalljen e Krahinës Autonome të Korçës dhe rolin e patriotit Themistokli Gërmenji në këtë ngjarje  të rëndësishme historike.  
     Më pas, veprimtaritë kanë vazhduar tek monumenti i patriotit Themistokli Gërmenji,
ku Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë, Znj. Ana Verushi përshëndeti të pranishmit duke theksuar rëndësinë e madhe historike të Shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës.Më pas  tek monumenti janë vendosur kurora me lule nga Prefekti i Qarkut Korçë Z. Ardit Konomi, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Znj Ana Verushi, zv/kryetar i Bashkisë së Korçës Z. Stefan Germenji dhe nga Shoqata "Për të Rënët e Kombit". Buqeta me lule u vendosën nga Rektori i Universitetit "Fan S. Noli", Komunitetet fetare, Komanda e Mbështetjes Rajonale, Konsullata Rumune, partitë politike, etj.
Titullarët e Institucioneve kryesore të Qarkut të Korçës kryen vizita në familjet e patriotëve korçarë,
pjesëmarrës  në Shpalljen e Krahinës Autonome të Korçës më 10 dhjetor 1916 si dhe luftëtarë në çetën e Themistokli Germenjit.