Panairi Vjetor i Biznesit ne kuadrin e Projektit INACT , IPA Cross Border Programe 2007 - 2013



Në kuadër të projektit INACT, "Një Qasje e Integruar Ne  Promovimin dhe Zhvillimin e  Biznesit Ndërkufitar" të "Programit Ndërkufitar IPA Cross - Border Greqi - Shqiperi  2007-2013",  Këshilli i Qarkut Korçë në bashkëpunim me Universitetin "Fan S. Noli" organizoi Panairin Vjetor të Biznesit në të cilën morën pjesë bizneset e Qarkut Korçë me produktet tipike të zonës si psh Birra Korça, Mjalti Morava, Kantina Rilindja, Pastiçeri Dajana, Sallameri Fix, Baxho Shaka, Leopard 2D, gra me punimet e tyre artizanale, Kërmilli Kristo Zgurit, Kola Mish, ECOPROD, Kantina 2000 dhe FrutAli të cilat tashmë kanë krijuar markën e tyre identifikuese në rajon dhe më gjërë.      
    Në këtë panair morën pjesë partnerët grekë të projektit si Nën Prefektja e Kozanit Znj. Amalia Kouskoura, përfaqësues nga Dhoma e Tregtisë së Kosturit dhe nga Universiteti i Thesalisë. Pas këtij aktiviteti u zhvillua prezantimi i Platformës Dixhital Park në kuadër të përmirësimit të shërbimit për bizneset dhe për individët në të cilën mund të bëhet rregjistrimi i bizneseve, ekspozimi i produkteve te tyre dhe shërbimi i shitjes dhe i blerjes online nga bizneset dhe individët. Promovimi i sipërmarrjes ndërkufitare kërkon koordinimin e palëve te interesuara, qëllime të qarta dhe të planifikuara të biznesit dhe do të sigurojë pjesëmarrjen aktive të aktorëve kryesorë nga të dyja anët e kufirit.