Festa Kombëtare e Rumanisë



Kryetarja e Këshillit të Qarkut Znj Ana Verushi mori pjesë në pritjen që u organizua me rastin e Festës Kombëtare të Rumanisë nga Ambasada Rumune dhe Konsullata Rumune në qytetin e Korçës. Të pranishëm ishin Prefekti i Qarkut të Korçës Z.Ardit Konomi, Kryetari i Bashkisë Z.Sotiraq Filo, drejtues të Institucioneve si dhe studentë që kanë kryer studimet e larta në Rumani.
Konsulli i nderit i Rumanisë në Korçë Z.Elvis Toçi përshëndeti pjesmarrësit dhe theksoi rëndësinë e mardhënieve të bashkëpunimit me qytetin e Korçës dhe sidomos forcimin e këtyre mardhenieve në fushën e kulturës. Ai vlerësoi qytetin e Korçës si një qytet me tradita duke e cilësuar atë si një qëndër e rëndësishme të kulturës dhe trashëgimisë kulturore.
E në këtë kuader ai i dorëzoi muzikologut korçar Pandi Bello, një çmim prestigjoz akorduar nga Instituti Kulturor i Rumanise, për kontributin e tij në forcimin e mardhënieve kulturore ndërmjet dy vendeve tona.