Forumi i Dyte per Biznes dhe Zhvillim



Në datën 15-16 Dhjetor në Kozan u zhvillua Forumi i II Për Zhvillim dhe Biznes  i projektit INACT me pjesëmarrjen e Znj. Ana Verushi Kryetare e Këshillit Të Qarkut Korcë, Znj. Amalia Kouskoura Zv.Guvernatorja e Rajonit të Maqedonisë Perendimore, Z.Charalambos Karataglidis Presidenti i Dhomës së Tregëtisë së Kosturit, Prof. Ardi Cërava Përfaqësues i Universitetit Fan. S. Noli, Prof. George Petrakos Rektori i Universitetit të Thessalise.
Mbi studimet paraprake të përfaqësuesve të perfshire në projekt në fushën e ekonomise dhe biznesit, Forumi nxorri në pah potencialet e përbashkëta në zonën Cross -Bordër, bashkëpunimet dhe vlerat e tregjeve të bizneseve, sfidat dhe mundësitë suportive të mekanizmave në zonat përkatese në këte projekt. Gjithashtu lindi nevoja për bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e turizmit dhe tregëtisë duke iniciuar marrëveshje afatgjata në ndihmë të bizneseve lokale. Integrimi i kompanive vendase në tregun ndërkombëtar do të ishte një shtytje për njohje të produkteve karakteristike por edhe një njohje më e thellë e vete zonave në Rajonet Ndërkufitare.  
     
Ditën tjetër Takimi u ndal me planin e veprimeve strategjike për zhvillim dhe biznes në Rajonet Cross- Border, Parku Dixhital i Biznesit si dhe u përcaktuan aktivitetet përfundimtare të secilit partner pjesëmarrës në këtë projekt.