TAKIMI I 14te I SEKRETARIATIT TE KOMITETIT TE MONITORIMIT




Në kuadër të Programit IPA Cross Bordër Maqedoni-Shqipëri 2007-2013,
kryetarja e Këshillit të QArkut Znj.Ana Verushi mori pjesë në takimin e 14 të Sekretariatit të Komitetit të Monitorimit të zhvilluar në Pogradec në datën 18 Dhjetor.
Me përfaqësues nga të dyja palët e autoriteteve kombëtare, Sekretariati i Komitetit të Monitorimit riprezantoi edhe një herë Programin e Mëparshëm të rajoneve Cross Bordër sfidat dhe idetë nga proceset e Konsultimeve për programin e ri 2014-2020. Implementimi i programit do të bazohet mbi principe të të dy përfituesve në mënyrë të barabartë ku qëllimi është arritja sa më produktive dhe më efektive e programit. Sekretariati do të sigurojë nje përfshirje të gjerë, planifikim më të mirë dhe do të krijojë një bazë të qëndrueshme për aktivitetet e  programit IPA Cross Bordër të rajonit përfshirës.