Aktivitet me rastin e Festave te Fundvitit nga Qendra Residenciale e Zhvillimit Korce



Momente të gëzueshme dhe plot dashuri në Qendrën Residenciale të personave me aftësi ndryshe në Korcë,
ku falë përkujdesjes së stafit dhe ndihmës së Fondacionit Kenedi u krijua një atmosferë festive në këtë fundvit.  
Ministri i Shëndetësisë Z. Ilir Beqaj, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Znj. Ana Verushi, Prefekti i Korces Z.Ardit Konomi, Nën Kryetari i Bashkisë Z.Stefan Germenji i janë bashkuar këtij aktiviteti. Koncerti i organizuar nga vetë personat me aftësi ndryshe të mbështetur dhe nga  trupa artistike e fëmijëve të qytetit, sollën momente kënaqësie për të ftuarit por edhe për vetë ata.    
    Punimet me dore,vizatimet treguan për përkushtimin e stafit po edhe të vetë këtyre personave me aftesi ndryshe për tu integruar në komunitet.