Mblidhet Keshilli i Qarkut Korce



Me kërkesën e Kryetares së Këshillit të Qarkut Znj Ana Verushi është mbledhur sot ne daten 30 Dhjetor Këshilli i Qarkut Korcë per miratimin e buxhetit te vitit 2016. Hartimi i buxhetit  te vitit 2016  ka patur ne fokus ndryshimet që kanë pësuar funksionet e Këshillit të Qarkut pas fillimit të zbatimit të reformës territoriale. Planifikimi I cdo zëri të buxhetit është bërë për të qënë sa më eficent dhe më I realizueshëm. Rendit i ditës trajtoi materialet e meposhtme : 
  •  Miratimi I strukturës organizative dhe klasifikimi I nivelit të pagave të punonjësve të administratës së Këshillit të Qarkut.
  • Miratimi i buxhetit te vitit 2016
  •  Mbyllja e Ndërmarjeve të Rrugëve rurale në varësi të Këshillit të Qarkut dhe transferimin e aseteve të luajtshme dhe të paluejtshme dhe aktiveve të trupëzuara dhe të patrupëzuara në Bashkite e Qarkut.
  • Miratimi I kontributit financiar të Bashkive për Këshillin  e Qarkut për vitin 2016
Gjithashtu u trajtuan materiale qe lidhen me transferimin e mjeteve në iventar të Këshillit të Qarkut, transportin e linjave rrethqytetese te udhetareve, nxenesve dhe mesuesve si dhe aktivitete te grupeve folklorike te Qarkut.   
   
 Shqyrtimi i detajuar i të gjitha pikave të rendit të ditës nga keshilltaret si dhe prezantimi I  struktures dhe i nivelit te ri të pagave të administratës së Këshillit të Qarkut nga Drejtoria e Financave i lidhur ngushte me përmbushjen e detyrave funksionale të administratës së Këshillit të Qarkut, të përcaktuara këto me akte ligjore dhe nënligjore të vecanta, beri qe me unanimitet të plotë te miratohen të gjitha pikat e referuara në këtë mbledhje.