REZOLUTA 1325 TE DREJTAT E GRAVE NGA KONCEPTI NE REALITETIN SHQIPTAR



Shoqata e Grave me Probleme Sociale dhe Organizata Operation 1325 prezantuan në Durrës projektin "REZOLUTA 1325 TE DREJTAT E GRAVE NGA KONCEPTI NE REALITETIN SHQIPTAR".

Kjo rezolute afirmon rolin e rëndësishëm të grave në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, negociatave për paqe, përgjigjet humanitare në vendet postkonflikt si dhe thekson rendësinë e pjesëmarrjes së barabartë dhe përfshirjen e plotë të grave  në të gjitha përpjekjet për të ruajtur paqen dhe sigurinë.

Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korcë Znj. Ana Verushi, përfaqësues nga pushteti vendor si dhe nga shoqëria civile ishin të pranishëm në këtë takim.         
Objektivi kryesor i ketij projekti mbështet mbrojtjen dhe promovimin e te drejtave të grave në Shqipëri, fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile dhe  garantimin që ato të angazhohen aktivisht për zbatimin dhe forcimin e legjislacionit vendas dhe ndërkombëtar që i drejtohen të drejtave të grave.