Konferenca Finale e Projektit INACT "Nje Qasje e Integruar per te Promovuar dhe Zhvilluar Biznesin Nderkufitar"



Ne kuader te Projektit INACT "Nje Qasje e Integruar per te Promovuar dhe Zhvilluar Biznesin Nderkufitar" Kryetarja e Keshillit te Qarkut Korce Znj. Ana Verushi morri pjese ne Konferencen Finale te zhvilluar ne daten 22 shkurt ne Kostur ku ishin te pranishem NenPrefektja e Kozanit Znj. Amalia Kouskoura, Presidenti i Dhomes se Tregtise se Kosturit Z. Charalambos Karataglidis, partneret Greke dhe ata Shqiptare. Projekti INACT ka arritur objektivat e percaktuara në realizimin e një plani të integruar të Veprimit për Biznes dhe Zhvillim midis Greqisë dhe Shqipërisë. Krijimi i nje Mekanizmi Pilot per zhvillimin e biznesit, Parku Dixhital i Biznesit si dhe evidentimi i instrumentave te reja financiare per zbatimin e Planeve te Biznesit ofrojne një mjedis të favorshëm ku biznesi mund paraqese lirshem produktet e veta në bazë të specializimeve, avantazheve krahasuese dhe objektivave të përbashkëta për ekonomitë rajonale.
Kryetarja e Keshillit te Qarkut Korce Znj Ana Verushi ne fjalen e saj theksoi se ky projekt do te nxite mundësinë për ndërveprim dhe bashkepunim reciprok midis partnereve,  grupeve te interesit si dhe do te zhvilloje lidhje të forta dhe afatgjata ne bashkëveprimin me njëri-tjetrin në bazë të afërsisë së ndërsjelltë ne rajonet Cross - Border.
Ne vazhdimesi te fjales se saj  Kryetarja e Keshillit te Qarkut shtoi se eksplorimi i mundesive qe ofrojne partneritetet ne kete rrjet sherbimesh te vlefshme ne favor te biznesit, duhet shfrytezuar per zgjerimin e mardhenieve tregetare midis dy vendeve  ne nje menyre te hapur dhe inovative .