PROJEKTI ADRIGOV



Në kuadër të projektit ADRIGOV, IPA-CBC  në bashkëpunim me partnerë nga qarqet që janë pjesë e zonës Adriatiko Joniane, u zhvillua ditën e enjte me datë 10 Mars 2016, ora 9.30 takimi: Roli i gruas në partneritete të qëndrueshme në zhvillimin e strategjisë së Bashkimit Evropian për zonën Adriatiko-Joniane EUSAIR.

Kryetarja e Keshillit te Qarkut Korce Znj. Ana Verushi ishte pjese e  panelit te te ftuarve ne kete takim gjithashtu ishin pjesemarres dhe përfaqësues të institucioneve partnere te Bosnje-Hercegovines, Dubrovnikut si dhe drejtuesit e institucioneve qendrore, lokale, te cilët shkëmbyen  eksperiencat e tyre në gjetjen e mundësive për të lehtësuar sa më shumë kete  process.  


 Fokusi i takimit në fjalë ishte impenjimi dhe roli e gruas në vendimmarrje, në institucionet ku ato kontribuojnë, për të krijuar kushtet e një partneriteti sa më të afërt e të qëndrueshëm në perspektivën e zhvillimit të strategjisë së Bashkimit Evropian për zonën Adriatiko/Joniane. Euro Rajoni Adriatiko-Jonian EAI, si një nga aktorët kryesorë që operojnë në zonë, me përvojë në promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndër-rajonal mes rajoneve dhe autoriteteve lokale të vendeve të pellgut të Adriatikut dhe Jonit, synon të luajë një rol të rëndësishëm dhe aktiv në qeverisjen multi-nivel të strategjisë EUSAIR.  
Zhvillimi ekonomiko social i kësaj zone kërkon një qasje të re dhe një dëshirë e vullnet nga ana e te gjitha institucioneve, për të realizuar së bashku objektivat të cilat Bashkimi Evropian rekomandon përmes strategjise.