Procesi i decentralizimit dhe vendimmarrja mbi financat vendore, në shërbim të mirëqeverisjes.



Kryetari i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve në Shqipërisë, z.Aldrin Dalipi zhvilloi një takim me z. Peter Clavelle, Drejtor i  Projektit të USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP) më 23 Mars 2016.
Përfshirja aktive e Këshillave të Qarqeve si Organe të Nivelit të Dytë të Qeverisjes Vendore në proceset e mëtejshme të konsultimit dhe vendimmarjes si dhe vleresimi i Shoqatës se Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë si një bashkim i vullnetshëm  te zgjedhurve vendorë që shikon përtej ndryshimeve partiake e politike ishte nje nga pikat e ketij diskutimi.
  Z.Dalipi pasi falënderoi zotin Clavelle për mbështetjen e dhënë për reformën e qeverisjes vendore  parashtroi si me poshte vijon :   1. Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë të jetë pjesë e tryezave dhe konsultimit të draft-ligjit të financave të qeverisjes vendore.    2. Organizimin e një tryeze pune të përbashket mes tre shoqatave të qeverisjes vendore në vend (Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërise, Shoqata e  Autonomisë Vendore, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë), me qëllim informimin mbi vizionin, përvojës ndërkombetare në procesin e hartimit të draft ligjit për financat e qeverisjes vendore si dhe të përcaktojë kërkesat dhe metodat të cilat do tËi bëjnë ato pjesë e konsultimit dhe kontributit deri në finalizimin e ligjit.
   3. Rritjen dhe përditësimin e kapaciteteve  vendore, për njohjen dhe aplikimin e ligjit te ri organik për pushtin vendor dhe strategjine ndersektoriale për  decentralizimin e pushtetit vendor 2014 - 2020.
  Nga ana e tij Z. Clavelle, vleresoi kete takim dhe gadishmerine e SHKQSH për të kontribuar në këtë proces si dhe mirëpriti propozimin për një tryezë të përbashkët të shoqatave vendore për ligjin për financat e qeverisjes vendore që sipas tij do te mbeshtetet nga zyra e USAID/ PLGP në Shqipëri.