Takim mbi Rreformën Territoriale



Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë Znj.Ana Verushi priti Shefin e Zyrës së Këshillit të Europës , Z. Claus Neukirch.
Qëllimi i vizitës ishte njohja me Qarkun e Korçës, veprimtarinë, sukseset dhe problemet që hasen në zbatimin e Reformës Territoriale dhe Administrative si dhe përfshirjen në projektet e Këshillit të Europës.
Z. Claus Neukirch shfaqi interes edhe mbi ecurinë dhe funksionimin e Këshillit Konsultativ ndërmjet qeverisjes qëndrore dhe lokale, ku Kryetarja e Këshillit të Qarkut është anëtare e tij.