Takim me Presidentin Ilir Meta në Bashkinë Pustec



Presidenti Meta ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Bashkinë Pustec.
Kryetarja e Këshllit të Qarkut Korçë znj.Ana Verushi, e ftuar në këtë takim, së bashku me autoritetet e tjera vendore si dhe dhjetra banorë të minoritetit kanë mirëpritur Presidentin, i cili ka shprehur angazhimin e tij për të ruajtur dhe promovuar  vlerat e traditat e mrekullueshme të minoritetit maqedonas. Presidenti theksoi gjithashtu se "në kuadrin e Vitit të rëndësishëm mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut ramë dakord, bashkë me përfaqësuesit e Bashkisë së Pustecit të vlerësojmë disa nga ngjarjet dhe personalitetet më të rëndësishme historike të kësaj zone, sikundër është edhe shkrimtari i njohur, Sterjo Spasse, biri i komunitetit maqedonas". Presidenti Ilir Meta ka vazhduar takimet me autoritetet vendore të Bashkisë, të cilët i shprehën mirënjohje për vëmendjen ndaj minoritetit maqedonas dhe për mbështetjen ndaj tyre. Më pas kryetari i shtetit dhe autoritetet vendore vizituan Kishën e Shën Kryengjëllit Mihail në Pustec, nga ku uroi minoritetin maqedonas për Festën e Shën Naumit dhe të Krishtlindjeve, që ky komunitet i feston me kalendarin e vjetër ortodoks.