Seminar rajonal "Bashkëpunimi Territorial, perspektivat e reja për nxitjen e integrimit"



Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizoi takimin rajonal mbi Programet e Bashkëpunimit Territorial, në të cilat aderon Shqipëria, me fokus mirëkoordinimin e instrumenteve financues të Bashkimit Evropian.
Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë Znj. Ana Verushi,  pjesë e panelit në seminarin rajonal "Bashkëpunimi Territorial, perspektivat e reja për nxitjen e integrimit" solli eksperiencën e Këshillit të Qarkut Korçë në përfshirjen në këto programe, si dhe trajtoi një sërë problematikash lidhur me aplikimin dhe menaxhimin e projekteve të Bashkimit Europian, si dhe impaktin e programeve ndërkufitare dhe transnacionale, në kuadër të rritjes se bashkepunimit me fokus zhvillimin lokal dhe rajonal.