Sesioni i 9-të Plenar i ARLEM në Giza, Egjipt



Në datat 20-21 shkurt 2018 u mbajt Sesioni i 9 -te Plenar i Asamblesë Lokale dhe Rajonale të Euro-Mesdheut ( ARLEM),Giza (Egjipt). Kryetarja e Këshilllit të Qarkut Korçë znj.Ana Verushi, përfaqësuesja e panelit shqiptar, ishte pjesë e këtij sesioni.
Rajonet dhe qytetet në tre brigjet e Mesdheut po përballen me sfida në fusha të ndryshme si ndryshimi i klimës, papunësia e të rinjve, integrimi i emigrantëve, etj. Rajonet janë aktorët kryesorë për t'i bërë qytetet përfshirëse, të sigurta, elastike dhe të qëndrueshme, duke u mbështetur në qëllimet kryesore të zhvillimit të OKB-së në tërësi.
 
Stabiliteti dhe një partneritet më i fortë midis BE dhe fqinjëve të tij ndiqen në Politikën Evropiane të Fqinjësisë (ENP)  nëpërmjet qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit, demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive demokratike si dhe të sfidave aktuale të sigurisë dhe migrimit. Mbeshtetur mbi keto ne Sesionin e 9-te te ARLEM  u trajtuan :
1.    Prioritetet strategjike për vitin 2018 -2019
2.    Migrimi
3.    Zhvillimi i qendrueshëm ekonomik
4.    Qeverisja e mirë dhe strukturat politike
5.    Roli i partnerëve në ARLEM

Roli i ARLEM është të promovojë politikën evropiane të fqinjësisë (ENP) dhe territorializimin e politikave sektoriale euro-mesdhetare.