Inagurimi i godinës se re të Universitetit



Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë znj.Ana Verushi morri pjesë në ceremoninë e zhvilluar me rastin e inagurimit të godinës së re  të Universitetit "Fan.S.Noli" .
Fjala përshëndetëse u mbajt nga Rektori i Universitetit Prof.Dr.Ali Jashari. Gjithashtu përshëndetën Ministri i Bujqësisë dhe deputet i Qarkut Korçë Z.Niko Peleshi, kryetari i Bashkisë Korçë Z.Sotiraq Filo. Pjesë e kësaj ceremonie ishin deputetë të Qarkut Korçë , drejtues të pushtetit vendor, pedagogë dhe studentë, të cilët patën mundësinë të vizitojnë edhe ambientet e reja të kësaj godine.

Në fund të ceremonisë u zhvillua prezantimi i projekt idesë për të shndëruar Universitetin "Fan.S.Noli" në një kampus të vërtetë universitar, si në të gjitha vendet e zhvilluara, e inicuar nga kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë znj.Ana Verushi dhe mbështetur nga Senati i Universitetit dhe Rektorati.
Kjo projekt ide do të paraqitet në formën e një Projekti Pilot për tu financuar nga një grup investitorësh amerikanë.